Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezët! Në kërkim ekzekutori portugez dhe 2 të tjerë

29 Prill 2023, 15:00

TIRANË-10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema,  ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, , 35 dhe 49 vjeç.