Vrasja e dyfishtë në Velipojë/ Në arrati vëllezërit Frroku, pronarë të hotel 'Holiday', arrestohen 2 punonjësit! Viktimat ishin kunetër me njëri- tjetrin

20 Gusht, 14:53

Policia vijon kërkimet për arrestimin e dy vëllezërve pronarë të hotelit në plazhin e Velipojës, ndërkohë u arrestuan dy punonjësit. Njëri prej tyre, kamarieri, mbeti i plagosur në këmbë. Dy viktimat Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi humbën jetën sapo mbërritën në spital. Konflikti kishte nisur dy muaj më parë.