Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës lë në burg Andrew Boden! 45-vjeçari mohon akuzat: S’jam dorëzuar se s’kam besim te policia, do t'i kallëzoj

30 Gusht, 15:01

Kur u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, dy ditë pas arrestimit të tij në Memaliaj, Andrew Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. Ai ka pretenduar se do të sjellë dëshmitarë në seancat e radhës, ndërsa ka hedhur akuza dhe në drejtim të policisë, për të cilën tha se do të bëjë kallëzim penal. Në burg u la edhe Adriatik Kalemi dhe kushëriri i tij Julian Kalemi

      No videos found.