- Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron vendimin e zbardhur të gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Denis Meçes i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec. Vrasja ndodhi në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec. Për Denis Meçen policia e kishte referuar materialin për ‘vrasje me dashje’ ndërsa Prokuroria zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’ me argumentin se materialet që kishte sjellë policia e kualifikonin veprën penale në këtë akuzë. Në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, të siguruar nga gazetarja Keti Banushi, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.
Vrasja e Egli Progës, pas ngjarjes Denis Meçe fjeti në makinë! Ofroi 10 mln lekë të vjetra për të mos u futur në burg! Shqiptarja.com zbardh vendimin e gjykatës: Kërkoi ndjesë
No videos found.