Vrasja e Fatjon Dervishit në Sukth, policia heton dy pista: Trafiku i narkotikëve dhe hakmarrja! Vëllai i 38-vjeçarit grabiti magazina droge në Spanjë

28 Shtator 2023, 16:26

Konfliktet për aktivitetin e trafikut të drogës dhe hakmarrja, janë pistat që po heton policia për atentatin ku mbeti i vrarë Fatjon Dervishi mesnatën e të martës në Sukth të Durrësit. Policia i kërkoi të dhëna shtesë Interpolit pasi viktima hetohej për drogë në Holandë, ndërsa i vëllai, kishte grabitur disa magazina lëndësh narkotike në Spanjë ku akuzohej për zhdukjen e një shqiptari.