Vrasja e kandidatit për president, 4 mijë ushtarë bastisin burgun ku ndodhet Fito, kreu i bandës më të fuqishme në Ekuador

12 Gusht 2023, 22:50 | Përditesimi i fundit: 2023-08-12 22:50:26

Katër mijë ushtarë dhe policë morën pjesë sot në një operacion në burgun ku mbahet Fito, kreu i bandës më të fuqishme të Ekuadorit. Kandidati i vrarë për president, Fernando Villavicencio, e kishte akuzuar se e kërcënonte, thanë autoritetet policore.