Vrasja e Madrid Ulqinakut në Elbasan, policia gjen në ujërat e lumit Shkumbin pistoletën e autorit

23 Gusht 2022, 09:38

Policia e Elbasanit ka sekuestruar armën e Horgito Peqinit, me të cilën 18-vjeçari vrau Madrit Ulqinakun pas një sherri të çastit mes tyre. Një ditë pas arrestimit të autorit, policia gjeti armën e zjarrit pistoletë me një krehër me 6 fishekë në të, në shtratin e lumit Shkumbin. Në pranga ra edhe bashkëpunëtori i tij Klaudjan Sallufi.