Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi: S'kemi lidhje me ngjarjen! Makina e autorëve me targa false

27 Shtator 2023, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-27 16:48:29

Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi paraditen e së martës në Rrëshen, ku nga të shtënat mbeten të plagosur dhe 3 persona të tjerë vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen