Vrasja e Nikulajt, Imeraj në Report Tv: Të huajt u zgjodhën për të humbur gjurmët, vetëm ata mund t’i afroheshin! Mënyrë për të shkëputur zinxhirin e hakmarrjes

27 Prill 2023, 15:22

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur në Report Tv mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët.