Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit dënon me 22 vite burg Arbër Paplekajn! Avokati: Do kërkojmë drejtësinë në Apel

12 Korrik 2023, 15:14

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan katër ditë para zgjedhjeve do ti kushtojë 22 vite burg ish-policit Arbër Paplekaj. Ai u shpall fajtor nga gjykata e Elbasanit për ngjarjen e ndodhur më 21 prill 2021 në Elbasan. Me nga një vit shërbim prove u dënuan dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla dhe me nga 16 muaj policët e “Shqiponjave” që shkuan në vendin e ngjarjes