Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj mbërrin në sallën e gjyqit

30 Shtator 2022, 11:04

ELBASAN- Pas shtyrjes për të gjashtën herë radhazi, sot do të mbahet sërish seanca për Arbër Paplekajn, i cili ka mbërritur në sallën e gjyqit. Për shtyrjen e gjashtë radhazi është bërë shkak mos prania e të akuzuarit Paplekaj në seancë dhe kjo për një arsye të paparashikuar. Në një email të ardhur nga burgu është nënvizuar se nuk ka kapacitet për transportin e Paplekajt.