Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, sot mbahet seanca gjyqësore për Arber Paplekajn! Zbardhet kërkesa e prokurorit

14 Shtator 2022, 11:18

Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e sotme seancën e parë ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.  Burime bëjnë me dije se prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.