Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Skerdian Gabranin, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt.
Gabrani u vetëdorëzua në drejtorinë e Policisë së Vlorës 3 ditë më parë, pasi qëndroi i fshehur në qytetin e Vlorës pas ekzekutimit të Beqiraj, ngjarje e ndodhur më 3 mars të këtij viti.

















