Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, dënohet me 21 vite burg autori Elton Hajnaj

13 Prill 2022, 12:10 | Përditesimi: 13 Prill 2022, 14:59

Dënohet me 21 vite burg autori i vrasjes së Taulant Beqirajt, Elton Hajnaj. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë Herila Çela dhe Hektor Sinani kanë vendosur që ta dënojnë me 21 vite burg të pandehurin Elton Hajnaj. 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe "mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit"

r.k./Shqiptarja.com