Vrasja e teknikut të kondicionerit në Tiranë, vetëdorëzohet në polici Albano Kusi

15 Dhjetor 2019, 16:55

TIRANË- Pas katër muajsh në kërkim është vetëdorëzuar sot në polici, Albano Kusi i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çela, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të këtij viti. Albano Kusi është vëllai i dytë që ishte në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Cela. Gati një muaj më parë në polici është dorëzuar edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi.

Sipas policisë Albano Kusi është dorëzuar pas negociatave me avokatin dhe familjarët. 31-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë se Policisë së Tiranës, shumë pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e teknikut të Kondicionerit në godinën që dy vëllezrit po rregullonin.

Ndaj Albano Kusit gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest ne burg'', për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim. Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor, Lorenc Veliaj që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari.

Ngjarja  e rëndë ndodhi më 22 gusht rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi).

Ndërkohë vëllai, Grisledo Kusi i cili u dorëzua rreth një muaj më parë, është caktuar masa e 'Arrestit me burg'. Ndërsa në polici ai është shprehur se është penduar.