Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, autori në polici: Më shau! Banori: Klodian Çalamani ishte rrugaç, e denoncova se më përdhunoi gruan, por e lanë të lirë

17 Nëntor 2021, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2021-11-17 15:19:50

FIER-Lot, dhimbje dhe britma ishin gjithçka që dëgjoje ditën e sotme nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ëndrrat e Florida Vasiut për të birin Mateon, vetëm 8 vjeç, ishin padyshim të mëdha, por sot ajo që i ka mbetur nga vogëlushi i saj është vetëm një boshllëk i madh në zemër që nuk do të mbushet kurrë. Ai u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërkohë që në shtëpinë e tij ka pllakosur dhimbja dhe të qarat, ku jo më larg se dje mbushej nga gëzimi e hareja e tij. Një fëmijë i shkëlqyer, i qeshur dhe plot jetë ishin fjalët e banorëve për të voglin, që fatkeqësish mbylli sytë përgjithmonë. Por një përshkrim krejt i  kundërt  ishte për autori Klodian Çalamani, 38 vjeç, i cili paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta, ku herë është dënuar dhe herë është lënë i lirë nga policia.

Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai  se ka duruar dhe e ka vrarë’. Kjo dëshmi të lë të mendosh se 38-vjeçari nuk ka qëndrueshmëri mendore edhe pse burime nga spitali Psikiatrik i Vlorës thonë se nuk ka kartele mjekësore dhe është trajtuar asnjëherë në këtë spital për probleme të shëndetit mendor. Klodian Çalamani e vra fëmijën brenda banesës së tij duke e gjuajtur dy herë me lopatë pas koke dhe më pas i ka hapur një gropë mu pranë tualetit të shtëpisë të banesës rreth 50 cm të thellë dhe e ka hedhur aty duke e mbuluar me baltë. Zbulimi i tij është bërë nga kamera e vilës së xhaxhit të viktimës, ku pasi fëmija nuk po kthehej në banesë kanë hapur kamerën dhe kanë parë atë duke luftuar më biçikletën e autorit në rrugicën pranë shtëpisë. Kjo ka çuar policinë në derën e 38-vjeçarit, i cili pasi është shoqëruar në polici ka rrëfyer dhe pranuar të gjithë ngjarjen.