Vrasja makabre e 8-vjeçarit, Softe për Report Tv: Dënimi me vdekje të shtrohet në parlament! Tushe: Nuk është zgjidhje, të rishikohen institucionet

17 Nëntor 2021, 13:38 | Përditesimi i fundit: 2021-11-17 19:54:45

Në mënyrën më makabre dhe çnjerëzore një burrë i mori jetën një djali të vogël vetëm 8 vjeç ditën e djeshme në Fier. Lidhur me reagimet e njerëzve dhe profilin e kriminelit ka folur për Report Tv sociologu Profesor Gëzim Tushe, i cili tha se autori e ka kryer vrasjen në gjakftohtësi dhe kjo e bënë situatën edhe më të rrezikshme. Ajo shtoi se njerëzit me tipare kriminal duhet të identifikohen dhe të izolohen dhe se kjo është punë e shtetit.

“Kur e dëgjova lajmin, marrja e jetës së një 8-vjeçari të pafajshëm, në formë më makabre, pa shkaqe esenciale mendova që krimi ka filluar të bëhet në vendin tonë në përmasa të tilla që mund të quhet edhe si e “metë e species”. Këto të meta quhen ndryshe ato thelbësoret. Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që ka kryer një krim në gjakftohtësi, pasi nuk ka ndodhur ndonjë konflikt për ta quajtur në gjaknxehtësi e sipër. Është një veprim irracional! Jemi në një situatë shumë serioze, kam përshtypjen shpejtësia e vrasjes në shoqërinë tonë, ka dy aspekte ato të reagimeve instiktive të shoqërisë që themi “Krimi duhet ndaluar”, “Të vendoset dënimi me vdekje”, gjë që nuk është tamam kështu. Ky është njeriu i neandertalit, këta duhen identifikuar dhe izoluar! Nuk mund të jetojmë me një shoqëri me kriminelët dhe këtu është përgjegjësia e shtetit.”, tha ai.