Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon ‘arrest me burg’ për Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar

17 Dhjetor 2023, 17:28

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e burgut Peqin të ndaluar, pas vrasjes së Arben Lleshit më 15 dhjetor.

Kërkesa është dorëzuar sot në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Kujtojmë që ndërkohë, Mjacaj është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.