Vrasja në Divjakë, flasin banorët: Ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore, nuk kurohej më parë

18 Shtator 2021, 19:47

Pas ngjarjes tragjike në Fier ku burri vrau ish bashkëshorten, një tjetër rast i rëndë është shënuar në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe.

Pas këtij akti të rëndë, 58-vjeçari më pas ka vrarë dhe veten. Ngjarja është shënuar në fshatin Babunjë të Divjakës. Ka qenë djali i viktimës i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.