Vrasja në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba, shkoi për sherr te shtëpia e autorit! Në kërkim Emiljan Suti, i dënuar me 5 vite burg për kanosje ndaj policëve (EMRI)

10 Korrik, 15:24 | Përditesimi: 10 Korrik, 15:24

Një ditë pas vrasjes të Ilir Gjinit, policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar, po nga Laçi dhe banor në të njëjtën lagje. Emiljan Suti ka disa precedentë kriminalë, ndërsa në të kaluarën i ka shpëtuar një atentati. Hetuesit dyshojnë se shkak i vrasjes të jenë konfliktet e vazhdueshme mes të dyve, të nxitura edhe nga aktivitete të paligjshme që mund të kenë pasur jashtë vendit

    E.H/Shqiptarja.com