Vrasja në Tiranë, objektiv i akuzuari për drogë në Itali dhe dy nipërit e tij, autorët i ruajtën kur të ishin së bashku!

5 Janar 2022, 10:57 | Përditesimi i fundit: 2022-01-05 14:29:51

#reportTV #lajmeshqip #lajme Shënjestra e atentatit dyshohet se kanë qenë dy vëllezërit Çela njëri prej të cilëve ndërroi jetë si dhe daja i tyre i proceduar në Itali për trafik droge, lëvizjet e të cilëve janë mbajtur në vëzhgim nga autorët. Policia nuk ka gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes. Dëshmitë e para të të plagosurve s'kanë arritur të zbulojnë detaje për identifikimin e autorëve.