Vrasja në Velipojë për shezlongët, policia ka pasur dijeni për konfliktin! Çuçi: Ka pasur ankesë për lejen e dhënë, por jo denoncim që janë kërcënuar për këtë gjë

28 Qershor 2021, 12:56 | Përditesimi: 28 Qershor 2021, 12:56

Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur pas sherrit për vendosjen e shezlongët, ministri Çuçi tha se policia ka pasur ankesë nga palët se pse u është dhënë leja atij apo këtij, por jo denoncim se ndaheshin të kërcënuar për këtë gjë.

 

KT/Shqiptarja.com