Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, sociologu Tushi për Report Tv: Pushteti vendor të identifikojë këto familje dhe të bëjë ndërmjetësimin, mos të mendojë vetëm për tendera

26 Janar 2022, 12:36

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth vrasjes për gjakmarrje me autor një 17-vjeçar në Lezhë, tha se ngjarja është përgjegjësi e edukimit familjar, shkollor dhe institucionit të ndëshkimit.

Sipas sociologut organet e pushtetit vendor luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e krimeve të tilla, pasi duke i njohur familjet në gjak mund të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për ndërmjetësimin mes tyre. Ai “thumboi” pushtetin lokal duke sqaruar se përveç “tenderave”, duhet të kenë edhe një rol edukativ.