Vrasja për gjakmarrje në Lezhë, zbardhet dëshmia e autorit: Isha pajisur me armë prej 1 viti (por s'tregon kush ia dha pistoletën me mulli)! Çoi policinë në vendngjarje

26 Janar 2022, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2022-01-26 13:58:52

17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj.Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës.Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.