Vrasja që tronditi Elbasanin, autori vetëm 18 vjeç! Vihet në pranga një tjetër 18-vjeçar, shpallet në kërkim 33-vjeçari

18 Gusht 2022, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2022-08-18 14:45:33

Vetëm 18-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmë në Elbasan. Në pranga ka rënë bashkëmoshatari i tij, i identifikuar si Ejdin Din., dhe është shpallur në kërkim 33-vjeçari Kajdi Sallufi, i përfshirë në konfliktin e çastit mes të rinjve dhe viktimës.