Burime të sigurta konfirmojnë për Report Tv se Arben Lleshi, i dënuari me burg përjetë dhe që po vuan dënimin në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë.
Arben Lleshi Ishte dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.