Vrasjet e aksidentet në vend/ Veliu e Vocaj mbi 3 orë analizë me zëvendës drejtorët e policisë, në fokus krimet e pazbardhura, kanabisi e personat që lëvizin me armë pa leje

30 Qershor 2021, 13:39

Pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend ditët e fundit, Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka mbledhur sot zv/drejtorët e qarqeve ku i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu.  Mbledhja vjen pak kohë pasi Ardi Veliu mblodhi drejtuesit e qarqeve, dhe pritet që vartësit e tij të analizojnë çfarë kanë përmbushur nga porositë e dhëna. Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin.