Vrasjet në Shkodër, zbulohen autorët - Pjesa e tretë

27 Prill 2019, 10:32

Paraditja e 13 janarit të këtij viti tronditi Shkodrën pas një shpërthimi të fuqishëm me eksploziv në lagjen "Partizani" që kishte në shënjestër Lulzim Kullën 42-vjeç, i njohuri i forti i qytetit. Shpërthimi u regjistrua përballë tregut plot me njerëz.

Rreth 400 gr lëndë eksplozive ishin vendosur në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë në momentin kur shënjestra po hynte në ndërtesë.

Kulla mbeti i plagosur rëndë në këmbë dhe në kokë, por arriti të shpëtonte. Krahas tij, plagë morën edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin qenë kalimtarë të rastësishëm.

Shqiptarja.com ka siguruar pamjet e shpërthimit dhe momentit kur autori i veshur me të zeza, me kapuç  dhe doreza që të mos linte gjurmë për të mos u identifikuar, afrohet afër trotuarit dhe e mbështet motorin në një shtyllë dhe më pas largohet.