Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj u kap me celular para 3 muajve! Disa kamera të burgut të sigurisë së lartë s'punonin! Skanerat jashtë funksionit, kontrolli bëhej manualisht

17 Dhjetor 2023, 10:26 | Përditesimi i fundit: 2023-12-17 15:58:27

Sokol Mjacajt i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit. I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime