Vrau bashkëshortin me sqepar në Kurbin, merret e pandehur 59-vjeçarja! Krimi në familje ndodhi në nëntor të 2020

15 Tetor 2021, 12:16

Gjykata e Kurbinit ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të një 59-vjeçare, e cila goditi për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

Drane Deda e cila vijon të jetë me masën e sigurisë "Arrest në burg" akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”. Mëngjesin e 6-nëntorit të vitit 2020, 59-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç.