Vrau dhe murosi të renë shqiptare, autori para gjykatës: Jam i pafajshëm! Nuk e dinte që trupi i Sibora Geganit ishte gjetur

19 Qershor 2023, 17:32

Edhe pse rrëfeu spontanisht në polici se 9 vite më parë kishte vrarë të dashurën e tij, shqiptaren Sibora Gegani, Marco Romeo, është tërhequr, dhe është vetë-deklaruar i pafajshëm para gjykatësit spanjoll. Por 45-vjeçari ende nuk e dinte se hetuesit kishin gjetur në apartamentin e tij, provën më të fortë, trupin e murosur të shqiptares.