Vrau gruan në Elbasan, ky është momenti kur shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit 58-vjeçari

6 Maj 2021, 19:08 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 19:22:58

Ky është momenti kur shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit 58-vjeçari, Koço Buzo, i cili qëlloi me breshëri kallashnikovi gruan e tij duke e lënë të vdekur. Ish-polici, shihet teksa ecën i qetë, i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët e policisë, teksa dërgohet drejt dhomave të paraburgimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit, nga ku e qëlloi për vdekje.