Pas 25 vitesh pas hekurave, ish-shefi i mafias Giovanni Brusca , besnik i kreut të liderëve të Cosa Nostra, Toto Riina dhe një nga vrasësit e gjykatësit Giovanni Falcone,heroit simbol në luftën kundër krimit në Itali, ditën e djeshme është larguar nga burgu. I arrestuar që në vitet 1996 dhe më pas bashkëpunëtor i drejtësisë, ai ditën e djeshme la përfundimisht qelinë, duke shkaktuar jo pak reagime në Italinë fqinje.
I njohur ndryshe me pseudonimin ’derri’ më 23 maj 1992 ai aktivizoi bombën që vrau më pas gjyqtarin Giovanni Falcone , gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro. Ai gjithashtu kishte një rol kryesor në vrasjen e Giuseppe Di Matteo.
Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon apak. Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër. Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë nuk do të mund të kthehen më në jetë. Në çfarë vendi jetojmë?" Këto janë fjalët e para me të cilat Giuseppe Costanza , shoferi i gjyqtarit Giovanni Falcone që i shpëtoi masakrës së Capaci, tha pas lirimir rë Brusca-s.
Tina Montinaro , e veja e Antonio Montinaro , përgjegjësi për sigurinë e Giovanni Falcone u shpreh e zhgënjyer me një vendim të tillë:
"Unë jam i indinjuar, jam me të vërtetë i indinjuar. Shteti po vepron kundër nesh. Ne nuk e dimë edhe pas 29 vjetësh akoma të vërtetën për masakrat dhe Giovanni Brusca, njeriu që shkatërroi familjen time, është i lirë. Ky shtet po vepron kundër nesh. Tani çfarë do t'i them nipit tim? Që njeriu që vrau gjyshin e tij do të jetojë I lirë? ... E gjithë Italia duhet të zemërohet dhe jo vetëm unë që humba burrin , por një gjë e tillë nuk ndodh. Këta njerëz vijnë vetëm për të përkujtuar Falconen e 23 majit dhe kujtojnë 'Giovannin e Paolon'. Por askush nuk indinjohet ".
















