Vrau me 9 goditje me thikë komshiun në Korçë/ Autori iku fjeti, armën e fshehu në tualet

26 Prill 2020, 14:56

KORÇË- 65-vjeçari, Apostol Bozhgolli ka mohuar para togave të zeza të jetë ai autor i vrasjes së fqinjit të tij Petrika Treska tre ditë më parë, megjithatë në varësi të provave, Gjykata caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg".

***
Vrasja e Petrika Treska në Korçë, është kryer me gjakftohtësi absolute nga Apostol Bozhgoli, i cili pasi ka qëlluar komshiun 9 herë me thikë brenda në banesë, është larguar një kat më lart në apartamentin e tij, ka mbyllur derën dhe më pas është shtrirë e ka fjetur. Krimi që tronditi këtë javë qytetin e Korçës,ka ndodhur për motive të dobëta, ku shkak ka qenë një llampë në shkallët e pallatit. Treska është vrarë sapo bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia në drejtim të banesës së nënës së saj,e cila ishte e sëmurë. Kur është kthyer në shtëpi, gruaja ka gjetur burrin të shtrirë në korridor. Apostol Bozhgoli, është një person që kishte konflikte me të gjithë banorët e pallatit ku banonte, për shkak edhe të çregullimeve mendore që ai kishte. Por konflikti me Petrika Treskën ka qenë fatal për këtë të fundit, pasi 67-vjeçari është qëlluar 9 herë me thikë brenda në banesën e tij, nga Apostol Bozhgoli. Sipas policisë së Korçës, Bozhgoli ka vepruar me gjakftohtësi.