Vritet 72 vjeçari në Memaliaj, konstatohen dy goditje në kokë që i morën jetën! Autori e hodhi trupin në humnerë pas vrasjes! Prej 48 orësh familja kishte humbur gjurmët e të moshuarit

20 Gusht, 11:44

Një i moshuar është gjetur i vrarë ditën e sotme në një përrua të fshatit Zhapokikë 2 të Memaliajt. Janë konstatuar dy goditje në kokë që i kanë shkaktuar vdekjen. Dyshohet se pas vrasjes autori e kishte hedhur trupin e të ndjerit në humnerë për të humbur gjurmët.