Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ersekë, në zonën e Shelegurit, ku një kalë është qëlluar me armë zjarri në një fermë, teksa kulloste në natyrë.
Pronarja e fermës “Farma Sotira Agroturizëm”, Jonida Hëna në një interviste për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, nuk mbajti dot lotët, ndërsa e cilësoi kalin si pjesëtare të familjes.