Vritet në një sulm me dron lideri i Al Kaedës, Al Zawahiri, një nga organizatorët e sulmeve të 11 shtatorit! Biden: U vendos drejtësia

2 Gusht 2022, 08:52

Mediat amerikane raportojnë se Al Zawahiri ai është vrarë në një sulm me dron që është kryer nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës në kryeqytetin afgan, Kabul, të dielën. Zyrtarët thanë se Zawahiri ishte në ballkonin e një shtëpie të sigurt kur droni qëlloi dy raketa drejt tij duke e goditur për vdekje. Anëtarët e tjerë të familjes ishin të pranishëm, por ata nuk u lënduan.