Në një intervsitë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor , Ylli Merja këshilloi të gjithë personat që vuajnë nga psoriaza se si ta mund ta kurojnë këtë sëmundje përmes bimëve medicinale. Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë nëse vuajnë nga psoriaza apo ndonjë sëmundje tjetër e lëkurës, prandaj ai këshilloi që secili person të shoh nëse ka këto simptoma në trupin e tij:
“Tharje lëkure dhe plasaritje, kruarje në bërryla, kyçe, trup, luspa në skalpin e kokës dhe në trup, thonj me gropa, të çara , të coptuara dhe dhimbje kyçesh. Fazat më të mira që përparon kjo sëmundje është vjeshta, dimri dhe pastaj në pranverë fillon të bjerë.Thuhet që deri tani nuk dihen shkaqet e vërteta që e shkaktojnë këtë sëmundje, mendohet që mund të jetë dicka e lidhur me trashëgiminë por gjithmonë është në kuadratin e hipotezës” shpjegoi ai.




















