Vula e PD, Çaça në ‘Repolitix’: Autorizimi i Bashës i dyshimtë, mund të jetë bërë tani! Kthupi: S’ka paligjshmëri, e firmosi 3 ditë para se të jepte dorëheqjen

7 Mars 2023, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2023-03-07 22:59:06

Një autorizim i Lulzim Bashës që i ka lënë Enklejd Alibeajt për regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023 ka nxitur debate nëse është apo jo i vlefshëm. I ftuar në Report TV, avokati Përparim Çaça thotë se autorizimi është i dyshimtë, pasi sipas tij mund të jetë bërë në këtë kohë.