Kolegji Zgjedhor ka vulosur rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës duke rrëzuar të gjitha paditë e bëra nga PD, LSI dhe Vetëvendosje, për zgjedhjet e 25 prillit. Kolegji ka rrëzuar kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Gjirokastrës nga institucionet.
Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso ngriti para Kolegjit shqetësimin sipas tij për votimin e emigrantëve që u ndaluan të vijnë si pasojë e pandemisë.
“Një mase të madhe iu është mohuar e drejta vetëm, 6 ditë pa zgjedhjeve për të afektuar qartësisht procesin.Dhe në këtë bashki kjo ka efekte te drejtëpërdrejta sidomos në bashkinë Dropull, që në masë më të madhe të popullsisë ka etni greke. Këtu më pak gjysma kanë votuar e atyre që ushtruan të drejtën e tyre në 2013.
Kas kërkoi në shqyrtim , paraqitemn mbi 20 prova dhe kërkuam prova të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore dhe refuzuan t’i ndajnë me ne, çka përbën implikim para zgjedhor që ndikoi pastaj në votën e qytetarëve. Kemi 30 ankesa për shkelje nga qeveria. Për shirje e njerëzve me rekorde kriminale, që ndikoi në votë, manipulimin e saj, shpërndarja e të mirave materiale gjithashtu një tjetër shkelje, përdorimi i administratës nga partia në pushte, këto janë dhe në raportin e ODIHR”, tha Ivi Kaso.
Kandidati i pavarur i mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani ka paraqitur para Kolegjit disa pretendime në bazë të të cilave, sipas tij vullneti i qytetarëve është ndryshuar dhe shton se disponohen video ku shfaqen persona të cilët shënjojnë në fletat e votimit. Sipas Merxhanit, vëzhguesit e Vetëvendosjes janë penguar për të kryer punën e tyre, kjo ka ndodhur në raste të përsëritura vazhdimisht. Më parë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër. Edhe sot Kolegji Zgjedhor si KAS nuk pranoi marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën.




