Vunoi u shpall 'Qendër Historike', Gonxhja: Zhvillojmë turizmin kulturor dhe ekonominë vendase

26 Shtator, 14:51 | Përditesimi: 26 Shtator, 14:51

Fshati i Vunoit në Bashkinë e Himarës është deklaruar zyrtarisht pasuri kulturore e paluajtshme me statusin “Qendër Historike”. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi i ri që përcakton zonën e mbrojtur, si dhe planin për ruajtjen, administrimin dhe zhvillimin e kësaj zone karakteristike të bregdetit të Jugut.

E.H/Shqiptarja.com