Vuri botën në alarm! Ky është momenti kur raketa kineze bie në Oqeanin Indian

10 Maj 2021, 08:24 | Përditesimi i fundit: 2021-05-10 09:09:22

Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë në oqeanin Indian të dielën, në perëndim të arkipelagut të Maldiveve.

Shumica e mbetjeve u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B rihynë në atmosferë në orës 2.24 me orën e Pekinit dhe u ulën në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.