Xhaçka pret Escobar, diskutohen bashkëpunimi dypalësh dhe stabiliteti e siguria në rajon

12 Prill 2023, 11:38

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.

Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen ndaj Gabriel Escobar për mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

  •