Xhaferraj: Ku ishin patriotët që po paguajnë 6 mln dollarë kur Berisha bënte aleancë me Belerin?! Rezultati i zgjedhjeve i paracaktuar! Partitë e reja marrin vota djathtas

7 Maj, 14:40 | Përditesimi: 7 Maj, 14:40

Ish-deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, shpjegoi argumentet e tij politike pse Sali Berisha ka halle personale dhe se prania e tij në parti e dobëson edhe më shumë partinë.

Madje sipas tij, partitë e reja do marrin më shumë vota djathtas sesa majtas, teksa Kodin Zgjedhor Berisha pranoi ta ndryshonte në favor të Ramës dhe vetes: Kryeministri mbante pushtetin dhe Berisha partinë me deputetët që donte.

“I gjithë qëllimi i Berishës nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve, por të dalë me një grup parlamentar të fortë brenda partisë për të mbrojtur interesin personal për përballjen me SPAK. Kodi Zgjedhor ndaj u bë, që Rama të fitonte zgjedhjet dhe Berisha të vendoste deputetët që donte. Më vjen keq ta them, por duhet thënë”, u shpreh ai.

r.k./Shqiptarja.com