Xhalal Mziu pranon publikisht mbështetjen për kreun aktual: Edhe dy nga ato tre kandidatë do votojnë Bashën

13 Qershor 2021, 19:22

Deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Në një prononcim live për Report Tv, Mziu ka konfirmuar publikisht mbështetjen për Lulzim Bashën dhe ka shtuar se edhe 2 nga tre kandidatët përballë tij do të votojnë kreun aktual.

‘Gjithë demokratët të vazhdojnë betejën për rrëzimin e kësaj të keqje. Në tre degë të qarkut të Dibrës ka një pjesëmarrje masive. Basha nuk ka nevojë të mbështetje nga unë, ka profilin e tij politik që më shumë se 30-40 % e socialistëve kërkojnë që Basha të ishte në krye të vendit. Dy nga tre këto kandidatë do të votojnë Bashën. Ka një angazhim maksimal për ta mbyllur këto procese shumë shpejt, dhe për të rrezuar këtë të keqe. Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, tregoi rritje progresive të PD-së.’- tha Mziu.