Xhixho: 'Venecia' hodhi poshtë propozimet e mazhorancës! Panariti do i shërbejë Presidencës! Kryemadhi u nxor nga konteksti, por sensibilizoi qytetarët për COVID

4 Dhjetor 2020, 18:32

Nënkryetarja e LSI Erisa Xhixho në një intervistë për Report Tv ka thënë se deklaratat e kryetares Monika Kryemadhi se nuk beson te COVID, janë nxjerrë nga konteksti duke u keqpërdorur. Sipas Xhixhos me qasjen e saj ndaj COVID, Kryemadhi ka sensibilizuar njerëzit dhe ka ndikuar që të mos përhapet panik. Kurse për shtyrjen e Konventës së LSI, ajo tha se shkak është bërë rritja e numrit të rasteve dhe mosmarrja e masave nga qeveria.