Xi Jinping telefonon për herë të parë presidentin e Ukrainës, mesazhi: S'ka asnjë fitues në rast të luftës bërthamore! Zgjidhja vjen nga dialogu

26 Prill 2023, 17:05

Për herë të parë nga nisja e luftës në Ukrainë, presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai i dha mesazhin që konflikti zgjidhet vetëm përmes dialogut. Duke iu referuar kërcënimeve të vazhdueshme për luftë bërthamore, Jinping tha se nuk do të nxjerrë asnjë fitues.