Ylli Merja: Ja si ta kuroni psoriazën njëherë e përgjithmonë me këto bimë mjekësore

31 Tetor 2022, 12:03

Në rubrikën ‘ Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” gjatë kësaj jave mjeku popullor Ylli Merja foli për sëmundjen e psoriazës, një sëmundje kronike e lëkurës e cila shkakton probleme të rënda nëse nuk kurohet siç duhet.

“Psoriaza është në sëmundje kronike, e cila shfaqet me tharjen e lëkurës. me plasaritjen e saj  dhe herë pas here nxjerr luspat si pustule me ngjyrë të bardhë deri në ngjyrë argjendi. Në vatrën ku ndodhet kjo pjesa e inflamuar me psoriazën shumimi I qelizave mund të bëhet për 3-4 ditë. Kjo rritet dhe krijon një relievë në sipërfaqen e lëkurës. Ajo shfaqet në pjesën e brendshme, në pjesën e kokës, tek thonjtë. Kemi të bëjmë me disa lloje të saj por që kanë një emërues të përbashkët, shtimin me shpejtësi të qelizave të lëkurës ’’ tha ai.