Ylli Merja: Kollë, mungesë frymëmarrje dhe temperaturë, ja nga çfarë vuani

1 Nëntor 2021, 12:40 | Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 12:40

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli” mjeku popullor Ylli Merja tregoi gjithcka që duhet të dini për sëmundjet e mushkërive si bronshiti kronik.

“Bronshiti kronik është inflamacion i rrugëve përcuese të ajrit  nga ambienti i jashtëm nëpërmjet trakes në të dy bronket kryesore në të majtë dhe të djathtë” tha ai.

Fillimisht duhet të kuptoni nëse keni këto simptoma, të cilat ju drejtojnë drejt diagnozës së kësaj sëmundje:

“Po patëm vështirësi në frymëmarrje, po patëm temperaturën, kollën duhet të na shkojë mendja tek një bronkit, e cila duhet të fillojë menjëherë trajtimin. Do fillojë më sekrecione në ngjyrë gri dhe të bardhë, këputje trupore. Një tregues tjetër është matja e oksigjenit tek gishti, ku kufiri i pranueshëm është 93-94 dhe pulsi i zemrës 100” u shpreh ai.

MC/Shqiptarja.com