Mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si mund ta kurojmë gastritin përmes bimëve medicinale, të cilat mund të përdoren përmes çajrave që konsumohen disa herë në ditë ose nëpërmjet vendosjes së tyre në ushqime të ndryshme të cilat përdorim, duke mos harruar që personat që vuajnë nga gastritis të eliminojnë disa ushqime që kanë përmbatje të lartë aciditeti.
Zgjidhja fillon që në shtëpi, heqim të gjitha produktet që janë të tharta, acidet turshira, frutat e papjekur mirë, rralojmë medikamentet farmaceutike.
Arra e vogël e papjekur jeshile që përmban jodë, I cili rikuperon muret e stomakut. Vaji I lules së basanit, është një rigjeneruese e mrekullueshme e saj, ka pak vaj eterik që nxisin rigjenerimin e mukozave të stomakut. Mëllaga e zezë ndihmon shumë në rigjenerimin dhe mendra e butë si çaj. Të dyja sëbashku qetësojnë muret e stomakut, dy tre gota në ditë. 1 lugë gliko arre mund të merret esëll në mëngjes, para buke.




















